E copëtoi makina e mishit në Greqi, flasin të afërmit e shqiptares: Vajza e pa në atë gjendje…

Mbrëmjen e kaluar u dha lajmi tragjik ku një grua shqiptare humbi jetën në Greqi teksa punonte dhe aksidentalisht flokët e saj mbetën në makinerinë e mishit.

Advertisements

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme fjalët e para të të afërmve të saj pas ngjarjes së rëndë.

“Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur lajmi,” i tha nëna e saj e shokuar.

Advertisements

“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje,” tha një i afërm i gruas për mediat greke.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi pronarin e punishtes së mishit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasjen nga pakujdesia.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar , kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Artikulli paraprakHoroskopi ditor për nesër, ja çfarë parashikojnë yjet për ju
Artikulli tjetërVIP-at e BBV “ngecin” në rrjetet sociale, shifrat që flasin për famën e tyre! Nga Luiz Ejlli, Kiara Tito e Olta Gixhari, kush e mban “fronin”