Basha: Shqipëria vendi më i korruptuar dhe i varfër i rajonit, prioritet…

Pas bisedës me të rinjtë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë paradites takoi e bisedoi me qytetarë e sipërmarrës të qytetit të Fierit.

Advertisements

Qytetarët i thanë Bashës se papunësia është një problem i madh edhe në Fier.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënave të Eurostat rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Numri i lejeve u rrit 34%. Natyrisht këtu nuk përfshihen një numër edhe më i madh qytetarësh të cilën nuk kanë mundur të marrin leje qëndrimi.

Advertisements

Një në pesë shqiptare jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Në postimin e tij ne Facebook, Basha shkruan:
“Në qytetin e Fierit u takova dhe bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin.

Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.

Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.

Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”.

Artikulli paraprakKush është Hamasi, Lëvizja e Rezistencës Islamike që u themelua në vitin 1987! Refuzon ta njohë shtetin e Izraelit dhe kundërshton dhunshëm Marrëveshjet e Oslos për Paqe
Artikulli tjetërDetaje të rënda/ Vdiq pasi e zuri poshtë ashensori, 58-vjeçari punonte në të zezë