Antony Blinken viziton sot Izraelin, do të takohet edhe me presidentin palestinez

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pritet të vizitojë Izraelim në shenjë solidariteti me vendin.

Advertisements

BBC shkruan se Blinken do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas ditën e premte, 13 tetor.

Lajmi është konfirmuar nga Hussein Al-Sheikh, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Advertisements

Udhëheqja politike palestineze është thellësisht e ndarë midis partisë Fatah të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë islamikë Hamas që kontrollojnë Rripin e Gazës.

Izraeli formoi një kabinet të kohës së luftës duke përfshirë figurën e opozitës Benny Gantz për të drejtuar luftën kundër Hamasit.

Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se do ta “fshijë nga faqja e dheut atë që sot quhet Hamas”.

Izraeli ka mbledhur 300,000 rezervistë pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm tokësor.

SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e kalimit të sigurt nga territori për disa banorë.

Artikulli paraprak“Kalova 80 mijë euro në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit”- Biznesmeni Julian Morina pranon transaksionin: Do t’iu vë në dispozicion…
Artikulli tjetërParashikimi i motit për sot, 12 tetor 2023