Drogat sintetike/ Deklarata e fortë e gazetarit: Përdoruesit e lëndëve narkotike kërkojnë…

Në studion e emisionit “Open” u diskutua për përdorimin e dograve sintetike dhe rreziqet e tyre.

Advertisements

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se përdoruesit e lëndëve narkotike kërkojnë doza më të forta se kanabisi natyral dhe ndaj ka lidhur kërkesa për drogat sintetike. Sakaq ai u ndal te operacioni antidrogë “Tempulli” ku u arrestuan mbi 300 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale, por jo ‘kokat e bandave’. Në lidhje me këtë, Ferhati tha se ky operacion na tregoi një panoramë dramatike.

“Përdoruesit e lëndë narkotike kërkojnë diçka më të fortë. Rritja e kërkesës për doza më të forta, ka bërë që të operohej në këtë mënyrë. Unë lidhur me operacionin “Tempulli” na tregoi një panoramë dramatike, por jo që nuk dihej. Ishte një operacion për tu përshëndetur. Kam parë dhe kam vënë re që nuk janë 300 spacatorë, por 10-fishi, çfarë i mungon këtij operacioni është goditja e dorës së parë të tyre. Janë hequr nga puna 300 spacatorë që do të zëvendësohen shumë shpejt. Kjo luftë me drogën nuk do të përfundojë asnjëherë, askund nuk ka ndodhur. Duhen ndërgjegjësuar edhe qytetarët. Operacioni “Tempulli” nuk duhet të ndalet me kaq dhe të mos kapen pikat fundore.”, u shpreh Ferhati.

Advertisements

Artikulli paraprakParashikimi i horoskopit për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Artikulli tjetërNjë pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët