Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan pranë fshatit Dopaj.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa automjeti tip BMW ishte në lëvizje.

Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesja e mjetit, një 21-vjeçare nuk ka pësuar lëndime.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Artikulli paraprakVrau 14 gra dhe i groposi në kuzhinën e shtëpisë së tij, vrasësi serial habit me deklaratën: Më ngjitën SIDA-n
Artikulli tjetërShkëlqen Nora Gjakova, fiton medaljen e artë në xhudo