Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes tragjikisht i mituri që ndodhej në rrugë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një i mitur.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakNëse fëmija yt bën këtë gjë, kini shumë kujdes! Lira Gjika shtang prindërit shqiptarë
Artikulli tjetërPlagosi dy persona me thikë. Kapet ps 6 orësh Fatmir Jashari