Gruaja në fotografi është Alma Beqiri, 46 vjeçe.
Advertisements
Si punonjëse e postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec, ajo akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 3 mln eurosh nga punëdhënësi dhe bizneset e tjera që bashkëpunonin me postën, gjatë viteve 2021-2023.
“46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim”, njoftoi policia.
Advertisements
Sipas të njëjtave burime, shumën e konsiderueshme të përfituar, Beqiri dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se 46-vjeçarja është pronare e dy bizneseve me statusin aktiv. I pari është i regjistruar si “Person Fizik” në 20/04/2021 me vendndodhje në Korçë dhe veprimtari shitje me shumicë dhe pakicë artikuj të ndryshëm, ushqimorë dhe industrialë. I dyti është regjistruar më 09/12/2022 si SHPK me vendndodhje në Tiranë dhe ka si veprimtari “, tregtimi me shumicë dhe pakicë i mallrave të ndryshëm industrial etj”.