Moti plot surpriza! Parashikimi, ja sa shkojnë temperaturat ditën e mërkurë

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Advertisements

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 27°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

Artikulli paraprak“Vërtetësia e dokumenteve të CIA-s…”/ Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: SHBA po publikon dosjen e Berishës, ja lidhjet e tij me Serbinë dhe Moskën
Artikulli tjetër“Më vjen keq të them se…”/ Detektivja private tregon si zbulohen tradhtarët: Çiftet shqiptare nuk ndahen pas tradhtisë