Identifikohet shqiptari që ekzekutoi belgun në Greqi

Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020.

Advertisements

Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.

Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më.

Advertisements

Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.

Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.

Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antwerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.

Artikulli paraprakE kërcënonte me video intime dhe e përdh*nonte, shqiptarja denoncon ish të dashurin sirian
Artikulli tjetërHoroskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju