E BUJSHME/ Publikohet foto e re e vrasësit të Nikulajt, “gjakftohtë” por i pakujdesshëm, la gjurmë …

Kjo foto tregon një tjetër imazh të personit që vrau 51-vjeçarin Ardian Nikulaj dy ditë më parë në shëngjin.

Advertisements

Në këtë imazh tregohen më shumë dteaje mbi personin në fjalë, pavarësisht se fytyra nuk është e identifikueshme. Kjo për shkak të skafandrës që ai mban në kokë dhe maskës farmaceutike.

Por, kjo nuk është e vetmja ‘shenjë’ që ka lënë njeriu që kreu atentatin e 19 prillit. Kjo është vënë re dhe në videon e publikuar, ku tregohet e gjithë skenë e vrasjes.

Advertisements

Vrasësi ka pasur dorezë vetëm në dorën e majtë, ndërsa dorën e djathtë me të cilën ka mbajtur armën e krimit dhe ka qëlluar, nuk e ka mbuluar.

Por, me të njëjtën dorë, ai ka prekur dorezën e derës e për rrjedhojë motorin. Kjo praktikisht tregon se ai ka lënë gjurmët e gishtërinjve kudo, diçka që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Artikulli paraprak“Nesër edhe mund të më përplasin me makinë”/ Gazetarja tregon denoncimin në polici: I pashë vetë, goditën taksistin dhe…
Artikulli tjetërVrasja e shqiptares në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur dhe ‘fundosin’ ekzekutorin 31-vjeçar: Kamerat e sigurisë…