Roza i thotë Ritës se hoqi dorë nga filmi pasi i kërkuan skena erotike, ja përgjigja e papritur që dha nëna e saj?

E çiltër dhe pa filtra si gjithnjë, Roza Lati tregoi disa të vërteta dhe guxoi në të gjitha lojërat që iu dhanë në emisionin “E Diell”.

Advertisements

Pasi zbuloi për publikun se është në një marrëdhënie me dikë dhe madje është prezantuar me familjen e partnerit, Roza pranoi sfidën për t’i bërë një lojë nënës së saj, aktores së humorit Rita Lati.

Moderatorja Nevina Shtylla i kërkoi Rozës të telefononte Ritën dhe t’i thoshte se hoqi dorë nga roli i saj në filmin shqiptar që po xhironte dhe shkak u bë një skenë erotike, raporton TCH.

Advertisements

“Duhet të sillesha sikur po kryeja marrëdhënie dhe unë nuk e bëj dot, kështu që hoqa dorë“, i tha Roza aktores.

Përgjigja e Ritës ishte befasuese për të gjithë në studio. Ajo i tha se të bësh një skenë të tillë është shumë normale:

“Çfarë ka të bësh një skenë erotike, është problem? Ty të vjen dynjaja mbrapa, sikur nuk të kam bërë unë”, i tha Rita, ndërsa më pas Roza i rrëfeu se e gjitha ishte një lojë.

Artikulli paraprakPrej një viti djali i birësuar nuk i thërret “mami” e “babi”, nëna: Më ka qëlluar në zemër, sa herë vinte…
Artikulli tjetër“Gjej nënën tënde”, prindërit bekojnë djalin e adoptuar: Për ty do rrojmë e jetojmë