Putin trondit me deklaratën e fundit: Lufta do të vazhdojë derisa…

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi të enjten një paralajmërim për Perëndimin dhe Ukrainën, duke thënë se lufta mund të zvarritet derisa “ukrainasi i fundit të mbetet në këmbë”.

Advertisements

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Epo, çfarë mund të them? Le të provojnë”, tha Putin gjatë një takimi me krerët e fraksioneve të partisë së Dumës së Shtetit.

Putin gjithashtu ka fajësuar Perëndimin për “inkurajimin dhe justifikimin e gjenocidit kundër njerëzve në Donbas”.

Advertisements

“Ne nuk po refuzojmë negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet të dinë se sa më tej konflikti të vazhdojë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne,” tha Putin.

Rajoni lindor i Donbasit është bërë pika kryesore e ambicieve ushtarake të Putinit në Ukrainë, pasi trupat e tij nuk arritën të pushtojnë Kievin në fillim të këtij viti.

Artikulli paraprakTentoi të vidhte një çantë dore, anglezi prangoset mes Aeroportit të Rinasit! E pësojnë edhe 2 të tjerë
Artikulli tjetërRaporti i vajzës së Mark Frrokut me Rudina Dembacajn, çfarë ndodhi që u konfliktua me moderatoren