“Plas” sërish në “Top Channel”/ Del videoja e sherrit “live” nga regjia

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi direkt të emisionit “Zona Zero”, ku teksa të ftuarit në studio zhvillonin diskutimin e tyre mbi sulmet iraninane, papritur nga regjia janë dëgjuar disa ulërima.

Advertisements

Ulërimat kanë qenë shumë të forta saqë kanë habitur të ftuarin në studio, i cili ka ndaluar për pak sekonda.

Nga zërat identifikohen dy gra, të cilat debatojnë me tone të ashpra, por nuk dihen më shumë detaje se për çfarë konkretisht po zhvillohej ky konflikt.

Advertisements

Të ftuarit në studio të gjendur përballë kësaj situate të papritur kanë zgjedhur të “injorojnë” disi momentin, duke vijuar diskutimin, por qartazi duket sikleti në fytyrat e tyre, siç duket qartë edhe nga mimika e ish-drejtorit të policisë Shemsi Premçi në video, i cili ishte i ftuar në studio.

Për më tepër ndiqni videon./CNA.al

Artikulli paraprakMendoi se nuk vihet re, Alketa Vejsiu publikon për herë të parë bashkëshortin në rrjetet sociale? (Foto)
Artikulli tjetërRrëmbehet një 15-vjeçar në Berat, futet me forcë në makinë. Policia zbardh detajet