LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina merr përpara biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku një 27-vjeçar teksa ishte duke udhëtuar me automjet, ka përplasur një shtetas.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksion rrugor Korçë-Pogradec, afër fshatit Zvirinë, ku 27 vjeçari ka përplasur shtetasin A.Z, 67 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Menjëherë ai është nisur drejt spitalit, ndërsa policia po vazhdon procedurat me 27-vjeçarin O.A. që drejtonte automjetin.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakShkupi bën paralajmërimin e papritur! ‘Dalim nga ‘Ballkani i hapur’ nëse dëmtohet Kosova’!
Artikulli tjetër‘E dua me vete atë’/ Martinaj dhe djemtë e Haklajve, të ‘fortët’ që prishën mitingjet e Berishës dhe Ramës