“Kam qenë i dashuruar, por…”/ ‘Doktori’ rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon jetën e tij pas largimit nga ekrani: Sot kujdesem për prindërit

Gent Pjetri ose ndryshe “Doktori” i emisionit “Fiks Fare” ka rrëfyer se çfarë bën më jetën e tij pasi u shkëput nga ekrani.

Advertisements

Doktori shprehet shkurtimisht se njëri prej prindërve të tij ka 3 vite në krevat. Ai është fëmija i vetëm pa motër e vëlla dhe se ka një nënë tepër narciste.

“Po qesh! Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, thaj, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!”-tha ai.

Advertisements

“Doktori” ka rrëfyer edhe pengun e tij qe nuk krijoi dot familje. Gent Pjetri shprehet se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”.

Edhe pse kanë kaluar disa vite që është shkëputur nga ekrani, ai thotë se ka projekte për radio dhe televizion dhe një ditë do të rikthehet. Por tani duket se ka një detyrë më të rëndësishme. Atë të kujdesit të prindërve.

Artikulli paraprakMuzika në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja me famë botërore
Artikulli tjetërU hodh nga varka që të shpëtonte vëllain, por…! Historia e trishtë e Erorit që e akuzojnë se e vrau për 1 mijë lekë