Diell dhe shi, ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisements

Artikulli paraprakAktori Egi Laknori përplaset me pronarin e restorantit, italiani: Duhet të ikësh tani, menjëherë, forca! (VIDEO)
Artikulli tjetër“Ruani qetësinë në dashuri, nuk është koha për të qenë kokëfortë”, si nis java për 12 shenjat e horoskopit