Arrestimi i efektivit të policisë rrugore në Turqi, eksperti i sigurisë zbardh detaje dhe bën deklaratën e fortë

Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi ka folur në një emision televiziv në lidhje me situatën në Policinë e Shtetit, ku tha se duhet të largojë nga struktura personat e inkriminuar.

Advertisements

Rexhepi komentoi edhe rastin e efektivit të Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, i cili u arrestua në Turqi për trafik droge.

Ai tha se nga informacionet që kishte marrë, bëhet fjalë për një shkëmbim të kanabisit me heroinën.

Advertisements

“Policia duhet të fillojë të pastrojë vetveten, kjo duhet bërë me hapa shumë të shpejtë. Rasti i drogës, nga informacionet që mora, kanabisi është i shtrenjtë në Turqi dhe flitet për këmbim të kanabisit me heroinë. Polici ka kaluar disa filtra para se të emërohej. Nuk mund të bëhet kushdo punonjës policie. Policia e Shtetit po kriminalizohet masivisht”, u shpreh ai.

Rexhepi nënvizoi më tej se komandot janë shumë të rrezikshëm në ngjarjet kriminale.

Artikulli paraprakMamaja e Tina Pajollarit: Vajza ime është e pafajshme. Lirojeni se është martuar, e pret dhëndri
Artikulli tjetërNutricionistja e njohur tregon gabimin që nuk duhet të bëni: Gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet t’i fusin në gojë frutat e detit