Situatë ALARMANTE në Qytet Studenti, zjarri që ra në magazinën e rrobave rrezikon pallatin, banorët dalin në rrugë (Video)

Magazina me rroba e cila mori flakë pasditen e sotme në Qytet Studenti është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë flakët vijojnë të jenë aktive duke rrezikuar dhe apartamentet të cilat ndodhen aty pranë.

Advertisements

Nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al shihet qartë situata alarmante me të cilën banorët e kësaj zone po përballen, pasi si pasojë e flakëve që kanë përfshirë magazinën e cila ndodhet në kat të parë të pallatit, rrezikohen dhe dhjetra apartamente në këtë ndërtesë.

Videon mund ti shikoni keti VIDEO

Advertisements

Qytetarët e alarmuar menjëherë kanë braktisur banesat e tyra, ndërkohë disa zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë flakët, mirëpo për shkak të materialeve të cilat ndodheshin brenda magazinës neutralizimi i zjarrit është bërë më i vështirë.

Zjarrfikësit bëjnë me dije se temperaturat brenda në magazinë i kalojnë 1000 gradë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme në këtë magazinë e cila është në pronësi të shtetasit Vladimir Odaj ishin shkarkuar dy kamionë me rroba.

Videon mund ti shikoni keti VIDEO

Artikulli paraprakDalin pamjet! Me vello dhe në krahë të partnerit, Armina Mevlani shkëlqen me fustanin e nusërisë
Artikulli tjetërAlarmante! Flakët dëmtojnë kolonat, zjarri rrezikon shembjen e magazinës në Tiranë (Video)