Shpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët shtëpia 2 katëshe te Bulevardi i Ri

Flakët e zjarrit përfshinë një vilë dy katëshe te Bulevardi i Ri.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites.

Mësohet se në lagjen nr. 8 pranë Bulevardit të Ri, një bombul gazi ka shpërthyer duke djegur të gjithë shtëpinë.

Advertisements

Nga shpërthimi i bombulës nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët lokalizuan dhe fikën zjarrin.

Artikulli paraprakReja konfirmon 11 “luftëtarët” ndaj Izraelit, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë
Artikulli tjetërGjendet i mbytur në lumin Vjosa 65-vjeçari, policia zbulon detajet e ngjarjes