Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është 37-vjeçari me 3 emra? Në Janar mbeti i plagosur në një atentat

Shpallet në kërkim shtetasi Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie (Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj). I shpallur në kërkim është një emër i njohur për policinë, pasi në janar të këtij viti ai ka mbetur i plagosur.

Advertisements

Në datën 05.01.2022, shtetasi Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Haxhiraj, ka 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policivë, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë.

Advertisements

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, më 5 janar, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Haxhiraj, ende nuk ka një autor, ndërsa i plagosuri nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se ‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’. Në kohën kur iu bë atentat kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën. Mjeti ishte djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi. Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi,

por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit.

/abcnews.al/

Artikulli paraprakMos e shtyni kurrë alarmin e zgjimit! Kur të mësoni pse është e rrezikshme, do të çoheni menjëherë nga shtrati
Artikulli tjetërVis Martinaj telefonoi babain e Brilantit para se të zhdukej! Çfarë i tha?