Kur Rama inspektonte pishinën e resortit të Irfan Hysenbelliut dhe drekonte aty(Foto)

Një tjetër shembull domethënës që tregon se për aq kohë sa je palë me qeverinë edhe po ishe në shkelje të ligjit s’ka asnjë problem, është ajo që po ndodh në resortin e Irfan Hysenbelliut në Golem.

Advertisements

Në hapësirën që sot po shembet nga fadromat e IKMT ka qenë vetë kryeministri Edi Rama. Neës 24 publikon disa foto që e dëshmojnë këtë gjë. Vetë Rama ka drekuar në atë resort.

Ligjshmërinë ose jo të ndërtimit të pishinës kreu i qeverisë e ka ditur me siguri, por atij nuk i intereson ligjshmëria për aq kohë sa pronari i resortit dhe mediat e tij janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Advertisements

Kur mediat dalin nga rreshti, kryeministri kujtohet pastaj për zbatimin e ligjit. Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës. ©LAPSI.al

Artikulli paraprakMund t’i zëvendësoni me kafenë, 4 ushqime perfekte për mëngjes që japin energji
Artikulli tjetër“E kishte resortin si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari”/ Alfred Peza tregon çfarë po ndodh: Ku është sot Taulant Balla? Po shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik