Konfiskimet nga qeveria, Arjan Çani zbulon çfarë fshihet pas historisë së pallateve pa leje

Gazetari i njohur, Arjan Çani, ka folur rreth vendimit të qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje.

Advertisements

Çani u shpreh gjatë fjalës së tij se sipas burimeve që ka pranë kryeministrisë, Rama po luan me një kartë shumnë interesane. Sipas gazetarit kryeministri do të bëjë vetë rolin e opozitës duke goditur ndërtuesit pranë pushtetit.

“E gjithë kjo historia e pallateve pa leje që hapi Rama tani është shumë interesante që mund të mbajë gjatë, nëse nuk do të ketë ngjarje më të rënda. Në fakt, afera e inceneratorëve është afera e shekullit dhe deri tani nuk mund të mbulohet me një aferë tjetër, këto të tjera duken milingona deri tani.

Advertisements

Pyetja që shtrohet sot është: Pse tani Rama vendosi të bëjë këtë gjë? Një arsye, sipas burimeve pranë Kryeministrisë, për këtë rikthim të ri politik, Rama po luan me një kartë shumë të interesante që thotë opozitë nuk ka, opozitën do ta bëj vetë.

Në mendjen e Ramës, ndoshta ai dhe këshilltarët e tij, ka menduar t’u imponojë njerëzve se opozitën e vërtetë do ta bëj unë dhe po godas atje ku s’ia pret mendja kujt, po godas te ndërtues pranë pushtetit. Rama do të krijojë perceptiomin që tani nuk pyes, do godas dhe te njerëzit e mi”, tha Çani.

Artikulli paraprakNjihuni me këmbimin valutor për datën 10 shtator
Artikulli tjetër“Ndihesh i vjedhur? Eja dhe ti!”, Partia e Lirisë publikon spotin e protestës së 13 shtatorit