Ilir Meta flet edhe për Open Balkan: Është show, ja çfarë i bën Serbisë dhe Kosovës

Ilir Meta ndër të tjera sonte ka folur edhe për Open Balkan. Sipas tij gjithçka është një show, që i jep protagonizëm Serbisë dhe shtrydh Kosovën. Ndërsa më tej ish-presidenti shënjestroi kryeministrin Rama si avokat të Aleksandër Vuçiçit.

Advertisements

“U konfliktua me Gardën…”, Artan Hoxha: Ervis Martinaj ndihmoi këtë parti të fitonte mandat, për mua e kanë ekzekutuar!
“Edi Rama është avokati më i madh i Vuçiçit. Kush na ka penguar ne të lëvizim? Open Balkan është një show. Ça ka Gjukanoviç që nuk e pranon dhe thotë jemi në rrugën e integrimit. Open Balkan është përpjekje për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën, për ta paraqitur si një vend që nuk do bashkëpunim. Jo ne të bëjmë Politiken e Serbisë në dëm të Kosovës, në asnjë mënyrë. Ne jemi me BE.

Edhe sot e kësaj dite kemi çuar 17 marrëveshje në 2002, përfshirë edhe në fushën e arsimit që të njiheshin diplomat ne Serbi. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur, ja ky është Open Balkan, një lojë dhe çorbë e tyre.

Advertisements

Me çfarë aktesh është themeluar kjo Open Balkan. Ministrja e Jashtme tha me këto çështje merret zyra e kryeministrit. Në Europë na çon vetëm procesi Berlinit, Open Balkan na çon në lindje.

Në Ballkanin e Hapur negociohet pa rregulla dhe akte të detyrueshme ndërkombëtare. Në Procesin e Berlinit negociohet bazuar një kuadër ku përfshihet si refencë vendimi gjykatës ndëkohëmbatare që njëh Kosovën e pavarur. Open Balkan është në dëm të të gjithave interesave tona. Tani nuk është procesi i Berlinit në fokus, për shkak të luftës,” tha Meta.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 23 shtator 2022
Artikulli tjetërMësojeni tani, ja cili është muaji ku njerëzit kanë gjasa të tradhtojnë më shumë