I fundit! Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Milot, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin e autostradës Mamurras-Milot pranë mbikalimit të Patokut. Një makinë ka përplasur këmbësoren duke e lënë të vdekur në vend gjatë momentit që kjo e fundit po tentonte të kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.

Advertisements

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës. Drejtuesi i automjetit, është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë momenti i gabuar në të cilin e ndjera ka tentuar të kalojë rrugën por edhe shpejtësia e makinës që e përplasi.

Advertisements

Artikulli paraprakKursi i këmbimit, 23 shtator 2022
Artikulli tjetër“Do pësoni një humbje të madhe”, Meri Shehu jep lajmin e keq për këtë shenjë horoskopi