Burri tenton të vrasë gruan në Fier! Policia e gjen 54-vjeçarin me thikë në dorë

NJOFTIMI:

Advertisements

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Advertisements

Si rezultat i veprimeve të shpejta, profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 54 vjeç, banues në Radostinë Fasko, Fier. 54-vjeçari u kap me mjet prerës (thikë) në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij.

Artikulli paraprak4 shenjat e Horoskopit që do të bëjnë më shumë para deri në fund të vitit
Artikulli tjetërSi kurrë në histori, ja pse “Katar 2022” do jetë një Botëror ndryshe nga tjerët