Bllokohet sistemi TIMS në dogana, hyrje-daljet e qytetarëve shënohen në regjistra

Prej mbrëmjes së të premtes, sistemi TIMS në Kapshticë është bllokuar duke krijuar radhë gjatë momenteve të para.

Advertisements

Për shkak të defektit në sistem, përpunimi i të dhënave për hyrjet dhe daljet e shtetasve bëhet manualisht dhe të dhënat shënohen në regjistër.

Aktualisht nuk ka radhë të automjeteve, ndërkohë që puna vijon me regjistra.

Advertisements

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka patur probleme me sistemin TIMS, duke bërë gjithashtu që edhe këtu kalimi i qytetarëve të mbahet përmes regjistrave. Rreth orës 19:30 të së premtes, në doganën e Kakavijës u bllokua sistemi në hyrje për në Shqipëri. Mësohet se aktualisht lëvizja në Kakavijë i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë, është duke u punuar për të rregulluar defektet në sistem në Kapshticë.

Artikulli paraprakEkspertët: Këto janë vitet më të mira për t’u martuar, atëherë shumica e martesave kanë sukses
Artikulli tjetërSi skenë filmash! 4 shqiptarë grabisin kryebashkiakun e njohur, i lidhin familjarët me çarçafë dhe iu mbyllin gojën