Shqipëria merr medalje ari në mundje për herë të parë në histori, Abakarov shpallet kampion bote

Zelimkhan Abakarov mundësi me origjinë nga Çeçenia por me pasaportë shqiptare, është shpallur pak më parë kampion bote në mundje në kategorinë stil i lirë për peshën 57 Kg.

Advertisements

Ai mundi në finale kampionin në fuqi, amerikanin Thomas Gilman me rezultatin 7-2.

Advertisements

Kampionati Botëror i mundjes zhvillohet në Beograd të Serbisë. Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria merr medalje ari në sportin e mundjes.

Për rrjedhojë flamuri shqiptar do të ngrihet në mes të Beogradit.

Artikulli paraprakReshje të dendura shiu dhe rrëshqitje të dherave, ja zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërNga 850 deri në 5 mijë euro metri katror/ Shtrenjtohet çmimi i banesave në Tiranë