Aksident i rëndë në vendin fqinj, humb jetën tragjikisht shqiptari

Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari në Greqi. Ngjarja ndodhi në ishullin e Lesvos.

Advertisements

Erzen Mazellin 43 vjeç, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe është përplasur në një pemë në zonën Polihnitou të ishullit, pranë aeroportit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43-vjeçarit nga makina komplet e shtypur pasi përplasja ka qenë shumë e fuqishme.

Advertisements

Ai është çuar në fillim në qendrën shëndetësorë të ishullit e më pas spitalin e Mitilinit për procedurat e mjekut ligjor.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakFshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, merret vendimi për Shefqet Likën
Artikulli tjetër“Do të merrni para që do ju ndihmojnë për gjendjen ekonomike”, horoskopi për sot