Zhdukja e Ervis Martinajt/ Po fshihet vetë apo po mbahet peng? Nisin kërkimet në Vlorë!

Detaje të reja janë bërë me dije nga zhdukja e Ervis Martinajt. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka kthyer sytë nga Vlora, aty ku mendohet se mbahet peng apo fshihet vetë Ervis Martinaj. BW raporton se policia ka nisur kërkimet.

Advertisements

Gjithashtu nën vëzhgim dhe nën përgjim janë personat që kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, ditët e fundit.

Hetimet për gjetjen e Ervis Martinajt, si i marrë peng nisën pas denoncimit të xhaxhait të 40-vjeçarit, i cili ka humbur kontaktet me nipin e tij, para disa ditësh.

Advertisements

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ende ka dyshime se kjo ngjarje edhe mund të jetë inskenuar vetë nga Martinaj për t’i shpëtuar policisë dhe kundërshtarëve të tij.

Artikulli paraprak‘Tërmeti’ në treg, kush përfiton dhe kush humb nga zhvlerësimi i euros në raport me lekun, flasin ekspertët
Artikulli tjetërPlagosi punonjësin e IMT-së, habit zyrtarja e PD: Të lumtë pushka, të kishim vepruar të gjithë si ty…