“Surpriza të tjera ju presin”, hakerat dalin me një tjetër paralajmërim për Qeverinë e Shqipërisë

Pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë në institucionet shqiptare, hakerat kanë bërë një tjetër paralajmërim.

Advertisements

Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhënë ta tjera sekrete të qeverisë shqiptare.

Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por dokumentet që hakerat pretendojnë të nxjerrin së shpejti qytetarët shqiptarë do të surprizohen.

Advertisements

“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…”, shkruhet në faqen e “Homeland Justice”.

Artikulli paraprakJu sjellin fat dhe para, këto gjëra duhet t’i keni patjetër në shtëpi
Artikulli tjetërZjarr i madh në një klub nate, 14 persona humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë të plagosur(Detaje)