Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

Territori shqiptar do të mbizotërohet ditën e sotme nga masa ajrore afrikane të cilat do të shkaktojnë nxehtësi të lartë deri në orët e pasdites.

Advertisements

Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.

Advertisements

Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprak51-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital mbrëmjen e djeshme, policia zbardh detaje rreth ngjarjes
Artikulli tjetërU aludua se ishte ndarë nga Adis Patushi/ Reagon e revoltuar Fifi: Ju kam dhënë shumë detaje, ka ardhur momenti që