Shoferja përfundoi me makinë mbi trotuar mbrëmjen e djeshme, katër këmbësorë të plagosur në Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi te “Kodra e Diellit”, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë në trotuar.

Advertisements

Të plagosur kanë mbetur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare, një 27 vjeçare, si dhe një fëmijë, ndërsa burime për BalkanWeb kanë bërë me dije se ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakFillimisht u përplas një vajzë e re, pastaj të tjerë. Publikohen të plotë emrat e aksidentit te Liqeni Artificial në Tiranë, ja cila ishte drejtuesja
Artikulli tjetër“Bëni durim sepse situata do ndryshojë shpejt”, çfarë kanë parashikuar yjet për sot