Shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”/ E ‘fundosi’ dëshmia e Nuredin Dumanit, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

Shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni “Golden Bullet” i finalizuar më 19 Maj 2022 pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, duke goditur 8 grupe kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Advertisements

Së fundmi, në Durrës është arrestuarAgim Gjini 49 vjeç, një nga personat e shpallur në kërkim 3 muaj më parë pas operacionit të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë ndaj Agim Gjinit.

Advertisements

Ai akuzohet dhe është i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Artikulli paraprakVritet kryebashkiaku i njohur i këtij shteti, policia arreston gruan e tij, e dyshuara kryesore për ngjarjen e rëndë
Artikulli tjetërMe foto të viteve kur ishte kryeministër, Meta uron ish-presidentin Clinton për ditëlindje