Pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia në Himarë, skafi futet në zonën lundruese, policia gjobit pronarin(Video)

Policia e Vlorës ka reaguar pasvideos së publikuar në rrjetet sociale ku shihet se një prej mjeteve lundruese po lëvizte duke përtej zonës së kufizuar.

Advertisements

Videoja është bërë pak metralarg vendit ku ndodhi tragjedia qëshkaktoi vdekjen e 7 vjeçares. Ndërkohë policia ka gjobitur pronarin e mjetit lundrues dhe gjithashtu i ka bllokuar mjetin për pesë ditë.

Reagim i DVKM Vlorë

Advertisements

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen mjete lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, ju sqarojmë se:

Menjëherë, nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë verifikimi i rastit dhe identifikimi i mjeteve lundruese.

Pas verifikimit ka rezultuar se njëri prej mjeteve lundruese (skaf) ka lëvizur përtej zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Himarës është bërë shoqërimi i mjetit lundrues, në Portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik, dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Artikulli paraprakI fundit! Shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës, arratiset nga vendi i aksidentit
Artikulli tjetërSot është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, a e njihni këngëtarin në foto?