Nga problemet me familjet e deri te precedentët penalë! E shkuara kriminale e të dyshuarve për përdh*nimin e 11-vjeçares

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdh un ua nga 5 persona.

Advertisements

Mësohet se Ekrem Rexhepi bashkë me vëllain 16 vjeçar, G.R të dyshuar për dhu nimin e 11 vjeçares, jetonin të vetëm prej kohësh. Ata banonin në një shtëpi në Vranjefc të Prishtinës dhe nuk kishin aspak komunikim me familjen e tyre, madje edhe për përfshirjen e dy vëllezërve në këtë vepër kriminale, familja kishin dëgjuar përmes avokatit të Ekrem Rexhepit.

Marrëdhënia me familjen është prishur për shkak të sjelljes problematike të dy të rinjve, ndërsa fqinjët e tyre i treguan se vëllezërit e dyshuar kanë sjellë vazhdimisht probleme të natyrave të ndryshme, raporton Express.

Advertisements

Kjo gjë konfirmohet edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që kanë konfirmuar se Rexhepi ka qenë i përfshirë edhe në vepra tjera penale.

Ndërkohë Shkëlqim Kameri, i dyshuari i pestë i moshës 19-vjeçare, në rrjetet sociale ka publikuar vazhdimisht video ku shihet i armatosur. Madje edhe gjatë kohës që ishte në arrati për ngjarjen e rëndë, ai publikoi një video mesazh duke besuar se do të jetë i pa prekshëm dhe së nuk është pishman për atë që ka bërë.

Artikulli paraprakNga konflikti për agjencinë e krijuar që në 2009 që u bë ‘mollë sherri’ te vrasja e dyfishtë. Beteja për pronën mes vëllezërve që përfundoi disa herë në polici(Detaje)
Artikulli tjetërStuhia do të godasë vendin, ja zonat të cilat do të preken