Merr flakë makina e gardianit në Berat, ndodhej në parkingun përpara burgut, dyshimet e para (Foto)

Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.

Advertisements

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

Advertisements

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur vendin e ngjarjes. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.

Artikulli paraprak“Po çfarë “halli” i detyron këto mjete luksoze të stërmundohen…”/ Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe zbulon çfarë po ndodh
Artikulli tjetërVrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhen dinamika e atentatit, ja çfarë panë dëshmitarët