Media shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur(FOTO)

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit shkodran Nimet Isufi. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Advertisements

Postimi i plotë:

Një ikje e parakohshme kolegu

Advertisements

Tiranë më 11 Gusht 2022

Gazetari Nimet Isufi është ndarë nga jeta një ditë më parë, prej një arresti kardiak, në moshën 42 vjeçare. Familjarë dhe të afërm, por kolegë të shumtë të tij janë hidhëruar prej këtij lajmi të hidhur.

Kolegu Nimet Isufi lindi në Shkodër dhe ishte diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Prej disa vitesh punoi si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si “Republika”, “Metropol” dhe disa online. Më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka etj.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell ngushëllimet për familjen Isufi dhe mbetet në dhimbjen e thellë për humbjen e një kolegu në moshën më të re dhe më të sukseshme profesionale.

I paharruar do të mbetesh ndër ne i dashur Nimet!

Zyra informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Artikulli paraprakAvioni gjigand pak centimetra larg kokës së turistëve/ Momenti i pabesueshëm në ishullin grek (Foto+Video)
Artikulli tjetërMiku i ngushtë “tradhëton” artisten e njohur shqiptare: Ajo është martuar!