Me kamion drejt Anglisë, kush është mësuesi shqiptar që u kap duke u kujdesur për kanabisin

Një shqiptar u arrestua nga Policia në Angli, pasi u kap në një fermë kanabisi. Bëhet fjalë për shtetasin Kristian Zefi, i cili u përpoq që të arratisej nga dritarja e ndërtesës dykatëshe, por që ra në duart e oficerëve.

Advertisements

28 vjeçari i cili me profesion ishte mësues fiskulture, pranoi para policëve se u kujdes për bimët narkotike me një vlerë rreth 275,000 £.

Zefi u tha policive se ai ishte trafikuar në këtë vend dhe pretendoi se ishte rrahur, por një shenja në krahun e tij nuk përputhej me përshkrimin e tij për sulmin e supozuar.

Advertisements

Gjykata britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg, pasi pranoi fajësinë.

“Ai pretendoi se monitorohej për t’u siguruar që ai të mos largohej”, tha prokurori Welch.

Ndërsa avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli në pjesën e pasme të një kamioni nga Franca.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit.
Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakMonika Lubonja e thotë troç: Linjat i ruaj duke bërë se*ks të shëndetshëm!
Artikulli tjetër“Hapni sytë!”, Karamuço paralajmëron Policinë e Shtetit e plas deklaratën e fortë: Netflix po përdoret nga grupet kriminale nga Tirana për…