Kush janë viktimat e aksidentit tragjik pranë tunelit të Kalimashit, i plagosuri dërgohet tek Trauma(Emrat)

Dy të rinj humbën jetën në një aksident në orët e para të së shtunës në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.

Advertisements

Ndërsa shoferi i mjetit, që humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike anash rrugës është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mësohet se Denis Gjeta dhe Marius Çeça janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë. Ndërsa i plagosur është shtetasi Marsel Busho.

Advertisements

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBie Qeveria në Malin e Zi, shkarkohet kryeministri Dritan Abazoviç
Artikulli tjetërQeveria që mbijetoi vetëm tre muaj e gjysmë, çfarë e rrëzoi Abazoviçin nga pushteti