Ishte me pushime në Turqi, mbytet në pishinë i 14-vjeçar

Një 14-vjeçar britanik ka humbur jetën, teksa notonte në pishinën e hotelit klu po qëndronte me pushime në Turqi.

Advertisements

Sky News shkruan se ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet me pesë yje në Antalia, në momentin që i mituri po notonte me tezen e tij.

Advertisements

Më pas ai është nxjerrë pa ndjenja nga pishina dhe u dërgua në spital, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit.

“Ne po mbështesim familjen e një djali britanik që ka vdekur në Turqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”, deklaroi zëdhënës i Zyrës së Jashtme.

Artikulli paraprakReshje të dendura shiu pushtojnë këtë qytet të Shqipërisë, boshatiset plazhi nga furtuna, rëndohet trafiku nga turistët që dynden për t’u largua
Artikulli tjetërTemperatura mbi 40 gradë, ja çfarë do të ndodhë të enjten dhe të premten