Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka zhvilluar një takim të premten me strukturat në Vlorë.
Advertisements
Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se Nano ka zhvilluar një mbledhje pas atentatit të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.
Advertisements
Gjithashtu mësohet se ai u ka kërkuar efektivëve mbledhjen e çdo prove dhe informacioni të mundshëm lidhur me këtë atentat.
Kujtojmë se në këtë atentat u ekzekutuan 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.