Aksidenti tragjik me 1 viktimë dhe 2 të plagosur te “Kodra e Diellit”, merret vendimi për 29-vjeçaren

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për Elinta Garon, 29 vjeçaren e përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Advertisements

Gjatë kësaj kohë do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte dhe që u aksidentua në afërsi të Liqenit Artificial, në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Advertisements

Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.

Artikulli paraprak“Luftë e frikshme”/ Artan Hoxha paralajmëron pas atentatit në Vlorë: Ja çfarë ka ndodhur me autorët
Artikulli tjetërShqipëria pushtohet nga i nxehti afrikan dhe termometri kap vlera rekord, ja çfarë pritet ditën e nesërme