Vrasja mes kushërinjve në qytetin shqiptar, Policia jep detaje

Një person, B.M., 47 vjeç, ka mbetur i vdekur dhe të dy të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt.

Advertisements

Policia e Kosovës ka dalur me komunikatë në lidhje me rastin, ku thonë se në konflikt ishin të përfshirë disa përsona, mirëpo dy prej tyre mbetën të plagosur, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Këta të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo fatkeqësisht njëri prej tyre vdiç si pasojë e lëndimeve të rënda.

Advertisements

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Policia është njoftuar edhe për dy persona si të dyshuar potencialë për vrasjen, derisa njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMP në Drenas dhe është nën përcjellje të Policisë, e tjetri do të intervistohet së shpejti.

“Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast. Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”, vijon njoftimi i Policisë. /Reporteri.net/.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot më, 23 Korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast.

Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë/ Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija ndërron jetë, dyshohet se..
Artikulli tjetërZbulohet dokumenti! BE i ka vënë kusht Shqipërisë për hapjen e negociatave, zgjidhja është deti me Greqinë…