Turistët serbë bllokohen në “Majën e Grykave të Hapura” në Tropojë, ndërron jetë një prej tyre

Një turist serb i identifikuar me inicialet G.S. ka humbur jetën teksa eksploronte “Majën e grykave të hapura” në Valbonë së bashku me një grup tjetër.

Advertisements

Ka qenë një turiste serbe e cila ka lajmëruar policinë e Tropojës, duke thënë se shtetasi G.S. ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Pas njoftimit, Policia e Tropojës dhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Advertisements

Njoftimi i Policisë Tropojë:

Tropojë

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Artikulli paraprakParisi ‘flet’ shqip. Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit
Artikulli tjetërGjendet zgjidhja për kancerin e gjirit, Britania e Madhe miraton dy medikamentet