Tragjike! Treni përplas për vdekje 24-vjeçarin shqiptar

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në Itali, pasi u përplas nga treni. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 të paradites, në Verona.

Advertisements

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një 24-vjeçar shqiptar, megjithatë identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga mediat fqinje.

Ai po kalonte shinat kur u përplas nga treni i linjës Verona-Padova, në afërsi të Caldiero. Autoritetet policore mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Advertisements

Artikulli paraprakTemperatura ekstremisht të larta mbërthejnë Shqipërinë, ju njohim me parashikimin e motit për sot
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë/ Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija ndërron jetë, dyshohet se..