“Të kam dashuruar për një kohë të gjatë…”/ Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të 13 vjeçarit, mesazhi zanor i dërguar para se të vetëvritej

Një 13-vjeçar nga Sunderlandi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë brenda shtëpisë së gjyshes së tij në 19 dhjetor të vitit 2020. Pas rreth 2 vitesh më vonë, është zbuluar se shkaku i vdekjes së tij nuk kishte qenë për shkak të bullizimit në shkollë por për shkak të të dashurisë së pakthyer nga një vajzë.

Advertisements

Pas hetimit të telefonit të tij, në kutinë zanore të mesazheve që 13 vjeçari kishte dërguar thuhej: “Të kam dashuruar për një kohë të gjatë, kështu që mendoj se kjo është lamtumirë”.

Bailey Reay u gjet i pajetë në shtëpinë e gjyshes së tij ku ai jetonte në Houghton-le-Spring më 19 dhjetor 2020.

Advertisements

U thirrën shërbimet e urgjencës, por ai u shpall i vdekur në mënyrë tragjike, duke lënë të shkatërruar familjen dhe miqtë e tij.

Pas hetimeve të ekspertizës, u zbulua se Bailey kishte alkool dhe ilaçe, që ishte tetë herë më e madhe se doza terapeutike, në sistemin e tij.

Patologu zbuloi se Bailey vdiq si rezultat i efekteve të ilaçeve dhe alkoolit që mund të ndikojnë në sistemin nervor qendror.

Artikulli paraprak“Qepe, se do të ta fik cigaren mu aty ku…”/ Gruaja e martuar me 29-vjeçarin shqiptar tregon ferrin: Më nxirrte te semafori, më vendosi thikën në fyt dhe…
Artikulli tjetërLajme të mira për dollarin, zhgënjen euro! Mësoni me sa lek këmbehet sot monedha e huaj