“Shënjestrat” udhëtonin me makinë të blinduar, u sulmuan me breshëri plumbash në oborrin e pallatit, detaje nga atentati në Milot: Autorët i ndoqën “këmba këmbës”(Video)

Fax News ka siguruar pamjet e oborrit të shtëpisë ku ndodhi atentati i mbrëmjes së sotme në Milot ku mbeti viktimë 27 vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, 45 vjeç.

Advertisements

Preçi dhe Brahimi lëviznin me një makinë të blinduar dhe dyshohet se autorët kanë ndjekur çdo hap të tyre pasi i kanë sulmuar sapo kanë zbritur në oborrin e hyrjes së një pallati.

Në vendin e ngjarjes shihen forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën. Ndërsa forca të shumta policie janë vendosur edhe në spitalin e Traumës ku ndodhet i plagosur Ylli Brahimi i cili ka marrë një plagë në kraharor dhe një në këmbë.

Advertisements

I njëjti skenar si në atentatin e Fushë-Krujës ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme ku menjëherë pas sulmit me armë në afërsi të Borizanës, është gjetur një “audi’ i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer sulmin me armë zjarri.

Artikulli paraprakPersonazhe të njohur të botës së krimit, Klodiana Lala zbardh të tjera detaje nga atentati që tronditi vendin: Viktima u ndoq nga atentatorët, momentin kur u takua me Ylli Brahimin u përballën me
Artikulli tjetërAtentati me një viktimë në Milot, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit Ibrahimi (VIDEO)