Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv situatën e covid-19 në Shqipëri, ku ka pasur rritje të rasteve.

Advertisements

Alimehmeti thotë se rritja e shifrave të Covid ditët e fundit nuk duhet të shihet si një rast për alarm. Sipas tij, rritje të rasteve ka në të gjithë Evropën si pasojë e një nën varianti.

Advertisements

Megjithatë, ai shtoi se turizmi nuk duhet të pengohet nga kjo rritje e lehtë e numrave të personave të infektuar, pasi disa shtete që janë prekur më herët, kanë nisur të kenë rënie të shifrave të personave të prekur nga Covid.

“Covid 19 nuk do ta pengojë turizmin. Ju e keni parë që të gjithë kontinentin ka pasur një rritje.

Kjo vjen si rrjedhojë e një nën varianti por disa prej shteteve kanë filluar dhe rënie. Po të shihni nuk ka një alarm jemi jashtë fazës alarmuese pasi kemi një nën variant dhe kemi një mur imuniteti më të fortë. Nuk jemi në një situatë që rrezikohet turizmi nga covidi”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Ministria e Shëndetësisë publikoi sot të dhënat për 24 orët e fundit, ku vihej re një rritje e rasteve ditore. Më shumë se 900 raste të reja me Covid kanë dalë nga mbi 2100 testime, ndërsa fatkeqësisht dy pacientë nga Tirana kanë humbur jetën.

Artikulli paraprak“Shpresoj që të shërohesh”/ Pasi iu uroi lumturi çiftit Bora-Donald, Beatrix Ramosaj nuk ndalet, iu dërgon një tjetër mesazh
Artikulli tjetërQytetarët dhe turistët në panik/ Përfshihet nga zjarri kompleksi i hoteleve luksoze, ja momenti tragjik kur flakët “përpijnë” gjithçka