“Pushimet në Jug më janë kthyer në makth”, çfarë ka ndodhur me Armina Mevlanin: Kam probleme financiare

Blogerja shumë e komentuar, Armina Mevlani ka deklaruar se pushimet në Jug të Shqipërisë i janë kthyer në një ‘makth’. Kjo pasi ka një mungesë privatësie.

Advertisements

Armina ka zbuluar se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.

Blogerja ka theksuar se nuk i vuan komentet, por nuk ndihet rehat.

Advertisements

“Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen.

Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth.

Jo u dobësua jo u shëndoshë, më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

Artikulli paraprakSot protesta e thirrur nga PD, blindohet kryeministria. Çfarë do të ndodhë në shesh(Video)
Artikulli tjetër“Është e domosdoshme dhe urgjente”, Silva Bino del me thirrjen emergjente