Policia blindon Spitalin e Traumës! Me plumb në këmbë dhe në brinjë, biznesmeni 46-vjeçar i nënshtrohet ndërhyrjes (FOTO)

46-vjeçari Ylli Brahimi është duke iu nënshtruar ndërhyrjes në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe brinjë gjatë një atentati mbrëmjen e djeshme në Milot.

Advertisements

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar hyrjen e Urgjencës së Traumës, ndërsa aty pranë ndodhen edhe familjarë e të afërm të Brahimit e Preçit.

Policia blindon Spitalin e Traumës! Me plumb në këmbë dhe

Advertisements

27-vjeçari Klisman Preçi ndodhej me Brahimin kur ndaj tyre u zbrazën mbi 100 plumba.

Ndonëse me makinë të blinduar, plumbat kanë shpuar xhamat e fuoristradës së tyre duke i shkaktuar vdekjen Klisman Preçit.

Preçi dhe Brahimi janë të dy persona me precedentë të mëparshëm, dhe të dy i kanë shpëtuar atentateve përkatësisht dy muaj dhe një vit më parë.
Sipas raportimeve, Preçi e Brahimi kishin njohje me tre viktimat e atentatit të pak ditëve më parë në Fushë Krujë, që nga intensiteti i të shtënave me armë është i ngjashëm me këtë të sotmin.

Artikulli paraprakTemperatura të larta në gjithë vendin, fundjava me mot përvëlues
Artikulli tjetërPersonazhe të njohur të botës së krimit, Klodiana Lala zbardh të tjera detaje nga atentati që tronditi vendin: Viktima u ndoq nga atentatorët, momentin kur u takua me Ylli Brahimin u përballën me